Sport
U tërhoq nga futbolli 3 vite më parë, mesfushori spanjoll i rikthehet futbollit
David Silva ka vendosur të rikthehet në fushën e lojës, tre vjet pas tërheqjes nga futbolli i luajtur.
Mesfushori 40-vjeçar ka nënshkruar zyrtarisht me skuadrën Supreme Sha Tin në kampionatin e Hong Kongut. Ish-ylli i Manchester City-t kishte varur këpucët në gozhdë në vitin 2023 pas një dëmtimi të rëndë te Real Sociedadi.
Ai theksoi se mezi pret të njohë kulturën vendase dhe të përjetojë përvojën e futbollit në Hong Kong. Gjatë karrierës së tij të ndritur, Silva ka lënë gjurmë me fanellat e Valencias, Manchester City-t dhe kombëtares spanjolle.
