← Lajme
Bota

Zelensky: SHBA propozon takim trepalësh Ukrainë-Rusi në Emiratet e Bashkuara

Sasha Ndreka via clubfm.al

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar organizimin e një takimi trepalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, me synim diskutimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës.

Sipas Zelenskyt, takimi do të zhvillohej në nivel teknik, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe janë propozuar si një nga vendet e mundshme për zhvillimin e tij. Ukraina, tha ai, është në pritje të propozimit amerikan për datën e takimit.

Ndërkohë, Zelensky njoftoi se India, Turqia, Egjipti dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme janë përfshirë në bisedime lidhur me heqjen e bllokadës ndaj anijeve në Detin e Zi.

Ai tha se ka zhvilluar bisedime të veçanta me udhëheqësit e këtyre vendeve, ndërsa Ministria e Jashtme ukrainase po vijon kontaktet me homologët e saj.

Sipas presidentit ukrainas, edhe shtete të tjera kanë paraqitur propozime për zhbllokimin e lundrimit në Detin e Zi.

Live

Radio Shqip