← Lajme
Bota

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Sasha Ndreka via clubfm.al

Henri B. Kagan dhe Kenso Soai janë fituesit e çmimit Nobel në Kimi, për zbulimet e tyre mbi efektet jolineare dhe autokatalizën në sintezën organike asimetrike.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi çmimin në Stokholm, duke vlerësuar punën e dy kimistëve për një problem shkencor më shumë se një shekull të vjetër: si mund të shfaqet spontanisht homokiraliteti në reaksionet kimike.

Kryetari i Komitetit Nobel për Kiminë, Heiner Linke, i cilësoi reaksionet e zhvilluara nga dy shkencëtarët si “spektakolare”, duke theksuar rëndësinë e tyre për të kuptuar mënyrën se si mund të krijohet asimetria në proceset kimike.

Ndarja e çmimeve Nobel vijon gjatë kësaj jave. Pas çmimit në Kimi, të enjten shpallet çmimi Nobel në Letërsi, ndërsa të premten jepet Çmimi Nobel për Paqen. Çmimi për Ekonominë do të shpallet të hënën.

Live

Radio Shqip