Showbizz


’Kënga Magjike’, Elhaida Dani kërkon sërisht çmimin e parë!

Postuar nga admin

15th November 2018

Elhaida Dani rikthehet në “Kënga Magjikë. Vitin e kaluar këngëtarja ishte shumë pranë fitores, por me shumë pak diferencë pikësh, fituese u shpall Anxhela Peristeri. Elhaida do konkurrojë sërish sivjet në “Kënga Magjike” me shpresën për ta rrëmbyer këtë herë çmimin e parë.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet krah Ardit Gjebreas dhe Eni Çobanit dhe me humor bën një kërcënim nëse nuk e merr çmimin e parë.
“Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do shihemi në gjyq me @arditgjebrea dhe @enicobani !!! 😜😁”- shkruan këngëtarja shqiptare në Instagram.