Lajme


Shtohet fluksi i pasagjerëve/ Muaji gusht nis me një numër të lartë hyrjesh nga porti i Durrësit

Postuar nga admin

1st August 2022

Në këtë ditë të parë të muajit gusht ka pasur një numër të lartë hyrjesh në portin e Durrësit.

Ky mëngjes ka pasur një fluks të madh hyrjesh në territorin shqiptar, ku janë regjistruar 4700 udhëtarë dhe 2800 makina.

Në port deri më tani kanë mbërritur katër tragete dhe po punohet me 26 sportele për menaxhimin e situatës.

Ky fluks i lartë pritet të shoqërojë të gjithë muajin gusht, për shkak të ardhjes së emigrantëve për pushime në Shqipëri.