Showbizz


“Njerëzit kënduan sërish shqip me Sekret”, Ronela iu “tërheq veshin” kritikëve

Postuar nga admin

12th July 2022

Pavarësisht kritikave në “Eurovision 2022”, Ronela Hajati ka bërë për vete mijëra fansa nga e gjithë Evropa. Këngëtarja, e cila na përfaqësoi me këngën “Sekret”, u kryqëzua për performancën dhe veshjen, mirëpo shumë të tjerë nuk ndanin këtë mendim, të cilët e vlerësuan për energjinë që dha.

Këtë e ka dëshmuar dhe njëherë pjesëmarrja në një eveniment në Spanjë, ku ylli i muzikës shqiptare është pritur shumë mirë. Ronela ka ndarë një video nga performanca e saj në Madrid, teksa ka risjellë në vëmendje dhe kritikat e ashpra me të cilat është përballur.

Në postimin e saj, ajo shkruan se askush nuk u mor me veshjen e saj dhe nuk nxori justifikime për të gjetur diçka keq. Ronela shprehet se ‘Sekret’ i bëri edhe një herë tjetër të këndojnë. “Në fakt dje nuk u mor njeri as si isha veshur as nuk shpikën 100 justifikime për të gjetur patjetër diçka keq…

Po në fakt jemi në Spanjë dhe si kudo në Evropë çdo përfaqësues i shtetit pavarësisht çdo lloj rezultati kanë pasur suportin pozitiv të mediave përgjithmonë! Nejse, versioni i ri i “SEKRET” i bëri dhe njëherë tjetër njerëzit të këndojnë shqip!”, ka shkruar këngëtarja.