Lajme


163 artistë shqiptarë në ekspozitën “Join Dots” në Trieste

Postuar nga admin

21st May 2018

Një fije e kuqe e artit bashkëkohor që bashkon Mesdheun, Ballkanin dhe Lindjen e Mesme takohen në Trieste për ekspozitën ”Join Dots’ ‘(Bashkojmë Pikat) për të njohur nga afër realitetet artistike nga e gjithë bota.

Mbi 6300 artistë kanë menduar të sjellin në këtë ekspozitë të përbashkët, artin dhe dialogun e tyre bashkëkohor, mes të cilëve edhe 163 shqiptarë.

Projekti që mban titullin “Imago Mundi”, që në thelb sjell pak aromë nga e gjithë bota, kërkon të bëjë bashkë kulturat e ndryshme të konceptuara në 40 koleksione.

Realitetet imagjinare të pellgut të Mesdheut, frymëzimet nordike, legjendat e bukura të Danubit blu, ngjyrat e ndritura të Lindjes së Mesme: një paraqitje e shkurtër e botës, gjestet e mijëra artistëve, të mbledhur së bashku në ekspozitën ”Join the Dots” , janë ato çka vijnë përmes këtij koleksioni.

Një itinerar i pashembullt i detit dhe tokës, do të mund të shihet në “Salone degli Incanti”, nga 29 maji deri më 2 shtator 2018.

Ndër vendet që do të marrin pjesë në këtë ekspozitë janë: Shqipëria, Algjeria, Austria, Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Campania, Kroacia, Qipro, Çekia, Egjipti, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Iraku, Izraeli, Libia, Lituania, Maqedonia, Mali i Zi, Maroku, Holanda, Palestina, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sicilia, Sllovenia, Sllovakia, Spanja, Siria, Tunizia, Turqia, Ukraina.

“Imago Mundi” është një projekt global, demokratik që duket në horizonte të reja në emër të bashkimit dhe bashkëjetesës së diversiteteve shprehëse të kohës sonë.

Qëllimi i projektit është promovimi, hulumtimi dhe njohja e realiteteve artistike nga e gjithë bota dhe, mbi të gjitha, dialogu midis kulturave të ndryshme.