Showbizz


“29 vite diferencë”, Olta Boka publikon gjërat që e ëma i ka ruajtur deri më sot që u bë nënë

Postuar nga admin

8th December 2020

Olta Boka po shijon ndjesinë e të qenit një nënë prej disa muajsh. Këngëtarja solli në jetë vajzën e saj të parë, që e pagëzoi me emrin Gaia. Që prej ardhjes në jetë të vogëlushes, artistja nuk i ka kursyer fotot dhe videot nga momente të ndryshme me të voglën.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë disa video shumë emocionuese dhe domethënëse në Instastory. Olta ka treguar pjatën dhe lugën e parë të saj, që mamaja i ka ruajtur me fanatizëm prej 29 vitesh si dhe ato të Gaias.

“Ky ka qenë seti im i parë. Ky tasi dhe luga që janë ruajtur prej 29 viteve. Dhe ky është seti, pjata bashkë me lugën dhe pirunin që ia ka bërë mami gati Gaias, edhe pse do pak kohë për të filluar ushqimin. Pra nga ky seti tek ky seti ka 29 vite diferencë.” shprehet këngëtarja.