Showbizz


Postuar nga admin

7th September 2021

Ishte e papritur për të gjithë të zbulonim se Arbër Çepani dhe ish-missi Arnita Beqiraj janë çifti më i ri i showbizit shqiptar. Ishte vetë Arbri, i cili zgjodhi ta uronte publikisht partneren për ditëlindjen e saj, përmes një fotoje duke e puthur në rrjetet sociale.

Në një lidhje direkte me emisionin “Rudina”, ai nuk kishte si t’u shpëtonte pyetjeve për jetën private. Rudina dhe gazetari Eni Shehu u munduan ta ngacmonin atë për të zbuluar diçka më shumë, megjithatë, Arbri, si natyrë e rezervuar që është, preferoi të mos fliste shumë.

I pyetur rreth mënyrës si janë njohur bashkë, ai tregoi se i ka bërë bashkë profesioni dhe ambientet e përbashktëa që frekuentonin.

“Njerëzit e mirë i përputh universi, kështu që jemi përputhur nga energjia e mirë besoj. [Jemi njohur nga] ambientet e përbashkëta, profesioni, dashuria për gjërat e bukura…” –u shpreh Arbri, i cili, duke u munduar ta anashkalonte temën, e mbylli duke thënë: “Nuk e kam me vete zonjushën, por ju puthim virtualisht.”