Showbizz


40 mijë të pranishmit në koncert duartrokasin talentin shqiptar!

Postuar nga admin

18th July 2019

Erza Muqolli është vogëlushja nga Kosova e cila shkëlqeu në “France’s got talent” dhe i ka mahnitur të gjithë me talentin e saj në muzikë.

Vetëm 13-vjeç, megjithatë ajo ka marrë pjesë në evente të rëndësishme të muzikës dhe ka mbledhur admiruesit e saj nëpër botë, ndërkohë që po bën namin në Francë.

Erza u përzgjodh për të performuar këtë vit në “Radio Scoop Music Tour”, i cili është koncerti më i madh veror i Francës. Ajo ka perfurmuar në të njëjtën skenë me artistë të famshëm si i Bilal Hassani, Mika, Danke, Clara Luciani etj.

Vogëlushja ka kënduar “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” nga Amy Winehouse dhe ka ngritur në këmbë 40 mijë të pranishmit në koncert, të cilët kanë duartrokitur fort talentin e saj.