Showbizz


6 vite së bashku, Almeda Abazi bën dedikimin romantik për partnerin

Postuar nga admin

10th December 2020

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit. Dyshja janë prindër të një djali, ndërsa vetëm pak ditë më parë ata zbuluan se janë në pritje të fëmijës së dytë.

Ende nuk dihet se në cilin muaj të shtatzanisë është Almeda dhe duket se do ta mbajnë të fshehtë gjininë e fëmijës. Dyshja ndan shpesh fotografi krah njëri-tjetrit, ku nuk mungojnë as dedikimet romantike.

Së fundmi, bukuroshja shqioptare ka bërë me dije se janë bërë 6 vite nga lidhja e tyre. Almeda ka ndarë një foto me Tolgahanin, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla: “Gëzuar 6 vjetorin dashuria ime @tsayisman 10.12.2014”