Uncategorized


6 zakonet që ju stresojnë çdo ditë

Postuar nga admin

6th September 2021

Kërkesa profesionale, përgjegjësitë familjare apo rutina e përditshme bëjnë të ndiheni të stresuar. Megjithatë, ka shumë njerëz që adaptojnë disa zakone që, pa e kuptuar, shkaktojnë më shumë stres.

Qëndroni online 24 orë në ditë

Pajisjet elektronike rrisin stresin. Mediat sociale si Facebook shtojnë ndjenjën e vetmisë ndërsa përdorimi i vazhdueshëm i pajisjeve elektronike shkakton varësi.

Shmangni trajtimin e një problemi

Nuk ka asgjë të keqe të konsultoheni me një psikolog kur keni një problem dhe e shmangni sikur të mos ekzistonte.

Qëndroni ulur për shumë kohë

Pasiviteti fizik rrit stresin dhe akthin. Ushtrimet dhe aktivitetet e tjera që do t’ju ngrenë nga divani, ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe në të njëjtën kohë, zvogëloni nivelet e kortizolit, hormonit të stresit në trupin tuaj.

Dëshironi të jeni një perfeksionist

Kur përpiqeni të bëni gjithçka në mënyrë perfekte ose të keni rezultatin e përsosur, atëherë stresoheni më shumë.

Mbi analizoni gjënë më të vogël

Sa herë ju ka ndodhur që një situatë të përkeqësohet thjesht sepse keni qenë të fiksuar? Vetëm mendimet e vazhdueshme stresuese janë të mjaftueshme për t’ju stresuar.

Konsumimi i tepërt

Është tjetër gjë të bësh “terapi tregtare” herë pas here për t’u çlodhur dhe tjetër të kesh një mani për konsum. Sipas hulumtimit nga Universiteti i Miçiganit, materialistët kanë më shumë gjasa të zhvillojnë simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik.