Showbizz


“7 vite rritje, sukses dhe lumturi”, Kida falenderon fansat për arritjet

Postuar nga admin

13th January 2021

Sot është një ndër këngëtaret më të njohura në tregun shqiptar. Kida, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi nisi rrugëtimin në muzikë 7 vite më parë në një moshë fare të re. Ajo u bë e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX. Debutimi i parë i saj erdhi me këngën “Murder”, videoklipi i të cilës ka skena pikërisht nga ky koncert.

Më pas në Prill 2014, Kida erdhi fuqishëm pasi publikoi videoklipin e saj të dytë në bashkëpunim me Mc Kresha, të titulluar “Rikthejm Na”. 2014 solli një sërë hitesh të njëpasnjëshme për të vijuar më tej me bashkëpunime dhe këngë solo që e bënë Kidën një ndër këngëtaret më të kërkuara në tregun shqiptar. 2015-ta ishte gjithashtu një vit i jashtëzakonshëm për artisten, suksesi i së cilës u vulos nga dueti i parë me Mozzik. “Premtimet” ishte kënga që u kthye menjëherë në hit dhe sot numëron miliona klikime në Youtube. Ndër vite ajo solli një sërë bashkëpunimesh me artistët më të mirë të momentit mes të cilëve Ermal Fejzullahu, Getinjo, Xhensila Myrtezaj, Lyrical Son etj. Së fundmi, ajo publikoi sërish një tjetër duet me mikun e saj të mirë, Mozzik.
“PP” ishte një tjetër këngë që nuk zhgënjeu, që u shoqërua me pas me dy hite të tjera me “Edhe Sa” dhe “Drunk”. Këto vite të suksesshme i ka kujtuar dhe vetë Kida ditën e sotme. Ajo ka ndarë disa foto në Instagram, ku falenderon të gjithë fansat teksa shkruan se e do atë që bën dhe s’mund të bënte ndryshe. “7 vite rritje, sukses dhe lumturi. Unë e dua atë që bëj dhe nuk mund të bëja ndryshe. E vlerësoj secilin prej jush.”