Showbizz


“9” me Vitmar Bashën, koncert në Teatrin e Kukullave.

Postuar nga admin

31st January 2019

Ai zgjodhi që albumin e tij të fundit ta ndajë me publikun në recitalin me emër “9”. Vitmar Basha, në bashkëpunim me Marsela Çibukajn, vijnë këtë të enjte me muzikë tërësisht shqip në Teatrin e Kukullave.

Një vend intim dhe i kufizuar në numër, por duke premtuar rikthimin sa më të shpejtë.

“Dy këngë janë të stilit “country, edhe pse unë nuk është se këndoj fiks “country”, por baza muzikore është komplet e tillë, sepse unë e dashuroj “country”-n dhe do të jetë komplet me teknikën “finger picking”, tha Basha.

“Jemi duke menduar që të krjojmë një grup prej disa miqsh e shokësh e profesionistësh, në mënyrë që ta marrim këtë album dhe ta përcjellim kudo nëpër Shqipëri, duke filluar nga muaji shkurt.  Albumi quhet 9, sepse janë 9 këngë të reja, ose është një fëmijë i vogël që do 9 muaj që të lindë. Keni një oportunitet që të dëgjoni muzikë akustike shumë të mirë, dhe është komplet origjinale shqip”, perfundon këngetari.