Lajme
Tradita, historia dhe kultura e Elbasanit ‘zbresin’ në Tiranë
![](https://shqipfm.al/wp-content/uploads/2019/06/elbasan-4.jpg)
Postuar nga admin
12th June 2019
Një atmosferë fantastike erdhi mbrëmjen e djeshme në Kalanë e Tiranë për qytetarët të cilët shijuan traditën, historinë dhe kulturën e Elbasanit.
Bashkia e Elbasanit zgjodhi Kalanë e Tiranës për këtë aktivitet ku u promovua qyteti i Elbasanit dhe historia e tij.
Elbasani u prezantua me këngë e valle, me fotografi të rralla të qytetit në vitet 1918 ku nuk mungoi dhe kulinaria tradicionale e zonjave elbasanase.
“Dita e Elbasanit” në Kalanë e Tiranës mblodhi qindra vizitorë vendas e të huaj. Kryetari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini gjithashtu ishte i pranishëm në këtë aktivitet ku u shpreh se Elbasani ka ende shumë për t’i treguar Shqipërisë dhe jo vetëm.