Showbizz


Sopranoja Ermonela Jaho në krah të Placido Domingo. Opera “Thaïs” shfaqet në Pekin.

Postuar nga admin

19th January 2018

Sopranoja Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin në rolin e Thaïs, personazhit kryesor të operës me të njëjtin titull. Ajo do të jetë në krah të baritonit me famë botërore Placido Domingo, që në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, do të ketë rolin kryesor të murgut, Athanael.

Ngjarjet zhvillohen në Egjiptin bizantin të shekullit të IV para erës sonë. Murgu Athanael që jeton në Aleksandri, përpiqet të konvertojë kurtizanen e quajtur Thais në krishterim, por zbulon mëkatin trupor dhe e gjen veten të nënshtruar ndaj hijeshisë së saj.

“Thaïs është shumë ndryshe, është një vepër më elegante. Do një lloj meditimi. Çdo gjë ka një përgatitje psikologjike, nuk është e drejtpërdrejtë si muzika italiane që shpërthen, siç është tek ‘Madame Butterfly’ apo tek ‘Traviata’, ndërsa ‘Thaïs’ vërtet ka ato shpërthimet e veta, por me një lloj kontrolli. Edhe njerëzit e kontrolluar kanë atë zjarrin e brendshëm që mendoj që karakteri ynë ballkanas e mesdhetar e ndihmon për t’i dhënë një ngjyrë. Ndihem shumë mirë, por përsëri është një sfidë, sepse pavarësisht se i këndon operat me qindra herë, çdo ditë ka gjëra për të zbuluar,” thotë Jaho .

Regjisori De Ana shton se muzika e veprës është “jashtëzakonisht e bukur, si kur përshkuan kufizimet fetare, ashtu dhe betejat e brendshme të karaktereve.”