Showbizz


Festoi ditëlindjen, e motra rikthen Elvana Gjatën në rrjete sociale

Postuar nga admin

14th December 2020

Migena, motra e Elvana Gjatës festoi ditën e djeshme ditëlindjen dhe këngëtarja ndau me ndjekësit në rrjete sociale disa momente të veçanta krah saj. Autorja e hitit “Me tana” ka publikuar disa video krahas së cilave ka shkruar: “Përgjithmonë krenar deri në frymën timë të fundit. Ditët më të bukura duke kënduar me ty. Të dua me gjithë zemër. Gëzimi im.”

Një ditë më parë, Migena ndau një fotografi të vjetër ku shfaqej së bashku me Elvanën, ku shkruante se e ka ndjerë shumë mungesën e njeriut më të ëmbël dhe se këngëtarja ka arritur ta surprizojë edhe sot si gjithmonë. “Më mungonte shumë motra ime, që është njeriu më i ëmbël që dikush mund të ketë në jetën e tij. Ajo do të qëndrojë para derës pa asnjë njoftim… vetëm për të më surprizuar mua. P.s Si zakonisht”, ka shkruar Migena.

Kujtojmë që projekti i fundit i Elvanës ka qenë kënga pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës, “Me tana”. Prej kohësh ajo është pothuajse inaktive në rrjete sociale. Megjithatë është përfolur prej kohësh që këngëtarja ka bashkuar forcat Deejay-n me famë botërore, Mahmut Orhan. Dyshimet lindën pasi ky i fundit publikoi pak muaj më parë disa foto, që janë shkrepur në po të njëjtin vend ku ka pozuar dhe Elvana.