Lajme


Çfarë nuk dini për Gramshin, burimoren folklorike të “fyejve” të natyrës…

Postuar nga admin

21st December 2020

Fundjavat jane zgjedhje alternative, mjaft te konceptosh menyren dhe njerezit e duhur me te cilet te eksplorosh vende te reja, mjedise interesante ku mund te ushqehesh e pushosh dhe ja ke dale te gezosh veten dhe shume te tjere per tu argetuar. Nuk ishte rastesi, qe mes dhjetra alternativave ku kemi levizur keto kohe, stafi i Radios Kombetare “Club fm” te zgjidhte Gramshin, melodiozen e fyejve te vertete, burimoren e folkut, njerezit atje, krejt natyren, rrethinat ne Bulcar, per te shijuar te panjohuren e atyre aneve. Do te duhej te rrugetonim ne oret e pasdites, per te mberritur atje vetem ne mbremje, nje udhetim qe do te na rezervonte nje terren te veshtire deri ne mberritjen finale, pasi per fat te keq, ne infrastrukture, pervecse nje pjeseze te rruges, askush nuk ishte kujdesur seriozisht “per te vene dore”! Megjithate, deshira e pamate per te vizituar vende te paeksploruara me pare nga ne, na coi pikerisht ne Bulcar, atje ku nje investitor privat si Juli, do te ngrinte nje “parajse” natyrore! Parajse eshte te thithesh “pa cmim” ajrin e paster ne nje mjedis te kuruar me kujdes, te sodisesh bukurite faqe “Tomorrit” dhe te shijosh dhjetra ushqime bio, duke “ngjyer” shijen e atyre aneve me kulac. Perbri bar-restorantit “Bio-farm” ku mjediset e hapura nuk mungonin, per ta bere te prekshme natyren, apo per tu argetuar ne mjedise me lodra dhe kuaj, shfaqeshin bujtinat, shtepi te ndertuara me stil “alpin”, ku “bujtja” do te kishte te gjithe rehatine e nevojshme, per t’ju gezuar ne mengjes zgjimit mes diellit dhe cicerimave te zogjeve. Kjo eksperience e vecante, do te na zgjonte “ethshem” mengjesin e se nesermes, ku guida per te ngjitur malin, do ti shtonte se gjithes pamjen perrallore te liqenit te Banjes, Dushkut, malit te Koshnices, Komjanit perrallor ku kushdo i gezohet ngjitjes, apo Tomorrit te larget, te gjitha me nje fushepamje relaksuese. Burim i pashtershem, ku rendem te sigurojme dicka per veten secili, ishin edhe gjerat e fresketa qe sherbeheshin ne ferme. Djathi, turshite, receli, buka e shijshme, apo produkte te tjera qe ishin ambalazhuar me dore, si per te ruajtur te vecanten e prodhimit artizan. Nga ana tjeter, per ata qe nuk dispononin nje makine, por kishin nje deshire te madhe te vizitonin zonen, siguroheshin edhe fuoristrada 4×4, per te pare ne kete menyre disa nga pikat kryesore me te bukura qe ka zona e Gramshit. Te gjithe do te deshironim te shijonim keto pamje panoramike, prodhimet organike te zones, komoditetin larg zhurmave te qytetit. Ne ikje, pervec te gjithe sherbesave, e natyrshme te na mbeten ne mendje, ngjyrat e muzgut, hena e plote, zjarri bubulak, cfare e beri edhe me te bukur qendrimin tone atje. Ju sugjerojme Gramshin, sepse cfare nuk ua “pret mendja”, mund ta gjeni atje, ne menyren me surprizuese!

Reportazh/Ejona Selimi