Showbizz


Nga fotot topless tek shamia, Shkëndije Mujaj: Ishte një zgjedhje e lirë, ndihem e privilegjuar

Postuar nga admin

1st February 2021

Shkendije Mujaj u paraqit si një ndër femrat që nuk njeh tabu, e cila tërhiqte vëmendjen për shkak të fotove provokative ku shfaqej topless. Tashmë, ajo ka hequr dorë përfundimisht nga fotot provokuese dhe është e mbuluar me hixhab duke iu përkushtuar Zotit. Ditën e sotme në një videomesazh në “Abc-në e mëngjesit”, Shkëndija u shpreh se ka qenë një zgjedhje e saj dhe se ndihet e lumtur për vendimin që ka marrë.

“Nuk dua ta përmend jetesën që kam bërë përpara, tashmë i përkas diçkaje tjetër, jam tek besimi që kam në Zot. Dhe pse nuk kam shumë eksperiencë në këtë drejtim, për mua ka qenë një zgjedhje e lirë. Nuk kam si të flas unë për mbulesën dhe të mos flas për besimin se është diçka e kotë.

Pas kësaj mbulese fshihet një besim dhe dashuri ndaj ndihem mirë. Për fat të mirë jetoj në një shtet ku nuk jam ndjerë asnjë sekondë e paragjykuar. Unë nuk e kam parë këtë eksperiencë negative. Sa i përket shoqërisë kam patur shumë komplimente, me të vërtetë jam shumë e lumtur dhe ndihem e privilegjuar.“, u shpreh ajo.