Showbizz


Vajza e Sidrit Bejlerit feston 2-vjetorin, babi ndan urimin publik

Postuar nga admin

14th June 2021

Këngëtari i njohur shkodran, Sidrit Bejleri është një ndër artistët më të dashur nga publiku shqiptar.

Ai është shumë aktiv në muzikë, njëherazi gjen kohë dhe për familjen. Sidriti është shumë i lidhur me tre fëmijët e tij, të cilët i kushton orë të veçanta.

Së fundmi, vajza e tij, Ejna ka pasur ditëlindjen dhe babi Sidriti ka ndarë me të gjithë ndjekësit momentin special të fikjes së qirinjve dhe padyshim të dy, babë e bijë kanë menduar një dëshirë.

“Jetë të gjatë e me vepra të mira Ejna!”, ka shkruar Bejleri si urim për 2-vjetorin e së bijës.