Showbizz


Dhe…ata janë vërtetë bashkë. J.Lo dhe Ben Affleck kapen duke u puthur

Postuar nga admin

15th June 2021

Më në fund kemi një foto që flet më shumë se çdo lajm! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fotografuan për herë të parë duke u puthur, disa kohë pasi po përflitet për romancën e tyre.
Lopez, 51 vjeç dhe Affleck, 48 vjeç, u shfaqën shumë të afërt gjatë një darke në Malibu dhe nuk munguan as përkëdheljet e puthjet pa u ruajtur më nga fotografët.
Dyshja ishte bashkë me familjen e J.Lo-së, për 50-vjetorin e lindjes së motrës së saj Linda. Në disa video që qarkullojnë nga darka familjare duket se edhe fëmijët e J.Lo, Max dhe Emme së bashku me ish-burrin, Marc Anthony, ishin gjithashtu të pranishëm.
Gjatë darkës, binjakët u kthyen nga Affleck dhe Lopez për t’u treguar atyre diçka në një smartphone. Nuk është diçka e papritur të shohësh Affleck që bashkohet me familjen e madhe të Lopez pasi marrëdhënia e tij me nënën e saj është për t’u pasur zili (lexoni më shumë).
Një burim për People tha së fundmi se Guadalupe Rodríguez është shumë e emocionuar për romancën e rindezur të vajzës së saj.