Showbizz


Dua Lipa bëhet imazhi më i ri i “Versaces”

Postuar nga admin

25th June 2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po vazhdon të korrë suksese jo vetëm në botën muzikore por edhe në atë të modës. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e fushatës së koleksionit vjeshtë/dimër të veshjeve të markës Versace.

Lajmin e madh e ka dhënë vetë ajo, duke postuar disa fotografi të realizuara për veshjet më të reja “Versace”.

“Donatella ti je një ikonë dhe një legjendë dhe të jam shumë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen. Kjo ditë do të jetë njëra prej atyre që asnjëherë nuk do t’i harroj. Faleminderit”, ka shkruar ajo në fotot, ku shfaqet me flokë të kuqe.

Kujtojmë që 25-vjeçarja ka fituar këtë vit një çmim “Grammy” dhe dy çmime “Brit Aëards”. Këngët e Duas po ashtu kanë qenë më të dëgjuarat këtë vit në “Spotify”