Showbizz


Dua Lipa dhe Rita Ora në listën e artisteve më të dëgjuara të shekullit 21

Postuar nga admin

12th October 2021

Pink është vlerësuar si artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar që kur filloi shekulli 21, sipas kompanisë së licensimit PPL. Renditja u përpilua nga të dhënat e përdorimit të muzikës dhe transmetimit nga stacionet radio dhe kanalet televizive në Britani.

Madonna ishte e dyta falë këngëve të suksesshme si True Blue, Ray Of Light që ka sjellë gjatë një karriere prej katër dekadash. Katy Perry u rendit e treta pjesërisht për shkak të popullaritetit të albumit të saj të tretë Teenage Dream.

Artisti më i mirë: Kompania e licencimit të muzikës PPL njoftoi se Pink është këngëtarja më e luajtur në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i shekullit (foto 2019)

Rihanna, Lady Gaga, Adele, Beyonce, Kylie Minogue, Little Mix, Whitney Houston janë disa emra të tjerë të rëndësishëm që janë përfshirë në listë. Nuk ka munguar as artistja shqiptare, Dua Lipa e cila është renditur në vendin e 14-të.

Dua Lipa Just Wore Pants With a Front Cutout, and the Trend Has Officially Gone Too Far

Lista e 20 artisteve më të dëgjuara:

1. Pink

2. Madonna

3. Katy Perry

4. Rihanna

5. Lady Gaga

6. Adele

7. Beyonce

8. Kylie Minogue

9. Little Mix

10. Whitney Houston

11. Taylor Swift

12. Sugababes

13. Kelly Clarkson

14. Dua Lipa

15. Ellie Goulding

16. Christina Aguilera

17. Diana Ross

18. Jess Glynne

19. Rita Ora

20. Ariana Grande