Lajme


Si do devijojë trafiku në Unazën e Re nga sot në mbrëmje

Postuar nga admin

19th October 2021

Punimet në rrugë do të devijojnë nga sot në mbrëmje trafikun në Unazën e Re. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARSH) njofton se devijimi do bëhet në rrugën kryesore nga krahu i djathtë.

“Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destinacion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli, Rruga Aleksandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve”, shkruhet në njoftim.