Lajme
Pas marrëveshjes mes dy qeverive, Shqipëria nis lëshimin e lejeve të qëndrimit për shqiptarët e Kosovës
Postuar nga admin
17th February 2022
Kryeministri Edi Rama në këtë 14 vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka dhënë lajmin e mirë për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë.
Ai shkruan se ka nisur lëshimi i Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë. Të parët që kanë që dokumentin biometrik 5-vjeçar të rinovueshëm janë Arita dhe Kushtrimi.
Kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një Leje Pune.
Dhënia e dokumentave biometrike vjen si zbatim i marrëveshjes që nënshkruam më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që shqiptarët në të dy anët e kufirit të lëvizin dhe jetojnë pa pengesa.
“Në 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dua të ndaj me ju lajmin e mirë se tashmë Shqipëria ka nisur me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë. Pata kënaqësi që dy kartat e para t’ia dorëzoja Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë. Dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një Leje Pune. Procedurë aplikimi online, tërësisht e lehtësuar dhe pa dokumente. Zbatimi i marrëveshjes që nënshkruam më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dëshmon vullnetin tonë për të krijuar të gjitha kushtet e duhura që shqiptarët në të dy anët e kufirit të lëvizin dhe jetojnë pa pengesa. Urime Pavarësia e Kosovës dhe t’i gëzojë dokumentet biometrike Arita me Kushtrimi”shkruan Rama në postimin e tij.