Showbizz


Era Istrefi nuk është më pjesë e gjigantit muzikor, Ultra Music

Postuar nga admin

17th February 2022

Ka prej dy vitesh i mungon skenës me prurje të reja muzikore.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, u bë një emër ndërkombëtar me suksesin e këngë “Bonbon”, e cila në vitin 2016 i hapi rrugë drejt një kontrate me gjigantët e muzikës Sony dhe Ultra Music.

Megjithatë, këngëtarja nga Kosova duket se nuk është më artiste e menaxhuar nën label-in e Ultra Music.

Këtë e ka konfirmuar vet shefja e distribuimit muzikor të Ultra Publishing International, Sony Okon.

Okon i është përgjigjur pyetjes së një fansi të Erës në Twitter, i cili kishte shkruar: “Doja vetëm të bëja një pyetje në lidhje me Ultra Records. A është këngëtarja Era Istrefi ende e kontraktuar në kompaninë regjistrimit. Ajo nuk ka publikuar ndonjë këngë të re që nga viti 2019. Thjesht pyes pasi ajo është një nga artistet e mia të preferuara”.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Ultra Music i është përgjigjur duke shkruar: “Fatkeqësisht ajo nuk është në Ultra më, kështu që nuk kam ide për projektet e saj të ardhshme. Më vjen keq, do të doja të të kisha dhënë lajme të mira”.