Showbizz
A është ‘Më fal’, dedikimi i Elvana Gjatës për Florin ?

Postuar nga admin
15th February 2018
Kënga që u pëlqye më shumë nga albumi i ri i Elvana Gjates ishte ‘Më fal’, e cila u hamendësua se ishte dedikim për Flori Mumajesin. Por sa e vërtetë është kjo?
Realziuesi i kënges,. Pirrro Çako, ka shpjeguar sot se teksti është shkruar nga vetë këngëtarja, por duke mos konfirmuar që ka patur një nxitje nga e kaluara e saj. Ndër të tjera ai tregoi diçka edhe për këngët e tjera të realizuara prej tij:
“Unë kam bërë ‘Gjërat kanë ndryshuar’, por me një tekst tjetër. E kisha shkruar 3-4 vjet më parë, ndërkohë edhe “Ti Shqipëri më jep nder” mora spunto nga disa fëmijë që e recitonin këtë vjershë dhe e kam shkruar muzikën për 10 minuta, “Xheloz”, po ashtu, ndërsa këngën ‘Më fal’, tekstin e ka shkruar Elvana, donte të kishte një këngë të sajën. Bashkëpunimi ishte i çuditshëm, por kishte kimi dhe fatmirësisht funksionoi shumë mirë”, tha ndër të tjera kantautori Pirro Çako.