Showbizz


A është plagjiaturë klipi i këngës shqiptare përfaqësuese në Eurovision?

Postuar nga admin

12th March 2019

Pikëpyetja lindi pas prezantimit zyrtar të videoklipit të këngës “Ktheju tokës tënde”, kënduar nga Jonida Maliqi, në kanalin e Eurovision në YouTube.

Duket se materiali i prezantuar ka një ngjashmëri të dukshme me këngën “Children of the Wild” nga artisti Steve Angelo.

I realizuar si produksion në vitin 2015, mendohet që ky videoklip të jetë jo thjesht një burim frymëzimi për këngën shqiptare përfaqësuese në Eurovision, por një burim plagjiature.

Ndërkohë, nëse ekspertët vendosin se ky klip nuk përmban identitet, por është kopjuar në një masë të madhe, Shqipëria rrezikon të përjashtohet nga Eurovision dhe të njolloset imazhi që është ngritur nga dhjetëra artistë shqiptarë.