Showbizz


A kanë ndryshuar kërkesat e meshkujve për të pas dobësimit? Përgjigjet Fifi

Postuar nga admin

23rd March 2021

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Fifi është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësinë fansave të saj për të bërë pyetjet që dëshirojnë. Fifi ka zhvilluar në bisedë virtuale me ndjekësit, edhe interesi ka qenë i madh.

Vëmendjen e ka marrë dikush që ka pyetur:

“Duke u bazuar tek mentaliteti i shqiptarëve a ka pasur dallim në ofertat e meshkujve drejt teje pas dobësimit”.

Fifi është shprehur hapur se kërkesat kanë ndryshuar dhe ata që më parë e thërrisnin motër, sot duan të dalin me të për ta njohur ndryshe.

“100%. Ka dhe prej atyre që dikur më thoshin motër, sot jo më. Tani duan të dalin me mua të më njohin ndryshe”, ka treguar këngëtarja.