Showbizz


Adelina Tahiri reagon për herë të parë pas lajmeve se është pritje të fëmijës së dytë

Postuar nga admin

31st December 2020

Para dy vitesh, Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë me biznesmenin Serjoza Markov. Së fundmi, këngëtarja shqiptare u vu në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve se është sërish në pritje të ëmbël, mirëpo rreth këtyre lajmeve ka folur vetë Adelina.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, këngëtarja i është përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes së një ndjekësi, teksa tha se nuk është shtatzënë. “Dje bëra test jamë negativ”, është përgjigjur Adelina.
Kujtojmë që në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për “Prive”, Adelina tha se bashkëshorti i saj meriton të ketë shumë fëmijë, sepse është një baba i mrekullueshëm. “Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi.“, u shpreh ndër të tjera këngëtarja.

Ajo gjithashtu tregoi mes lotësh dhe arsyen pse vendosi të mos bënte një dasmë të madhe. “Kur flas për mamin më dhemb shpirti. Tani janë bërë nënë vetë dhe e dua dy herë më shumë. E di se sa më ka dashtur dhe çfarë pjese të veten ka hequr kur kam dalë prej shtëpie. Nuk kam dasht me bërë dasmë dhe me ardh me më marr tek shpia, sepse është shumë e dhimbshme kjo pjesë dhe unë jam shumë e lidhur me të.”, u shpreh ajo.