Showbizz


Adi Krasta bëhet nostalgjik, poston foton me Miss-in e parë shqiptar

Postuar nga admin

18th April 2018

Adi Krasta është një ndër moderatorët elitë të televizionit shqiptar, ndërsa shpeshherë na tregon se brezi i sotëm nuk krahasohet kurrë me atë që prezantonte dikur.

Por sot tematika e postimit ishte krejt tjetër, duke u kthyer shumë vite pas.

Krasta na ka kthyer drejt e në kohën kur moderonte spektaklin që mbërtheu të gjithë shqiptarët përpara ekranit “12 Vallëzime pa një të shtunë”.

Në foton e postuar shihet Adi Krasta ndryshe nga sot, me flokë ndërsa në krahë të tij shihet Miss Fotozhenia e parë në Shqipëri, Valbona Çoba.

“12 Vallezime…” me Valbona Coben”, ka shkruar ai në diçiturën e fotos.