Showbizz


Agnesa Vuthaj shpenzoi “sa qimet e kokës” për një veshje…

Postuar nga admin

25th November 2020

Ish-Missi Agnesa Vuthaj është një nga vajzat me të bukura të ekranit shqiptar dhe shumë e dashur për publikun.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan foto me ndjekësit e saj nga përditshmëria dhe jeta profesionale.

Së fundmi modelja ka postuar në ‘Instagramin’ e saj një foto ku shihet e veshur me një pallto nga “Louis Vuitton” dhe një çantë “Hermes”.

Faqja “What They Wearin” në Instagram ka zbukuar shifrën marramendëse të veshjes së Agnesës.

Palltoja që ajo ka veshur është nga Louis Vuitton i kushtoi (3,600€), çanta Hermes Crocodile Mini Kelly 2 (36,500€), syzet Linda Farrow (1,105€) dhe ora Rolex modeli Lady DateJust 28 (10,300€).

Në total kap shifrën 51.505 euro.