Lajme


Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, mbush 77 vjeç

Postuar nga admin

10th January 2019

Aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Robert Ndrenika sot mbush 77 vite .

Ai ka lindur më 10 janar të vitit 1942. Roli i tij i parë në kinematografi ka qenë ai i Gjergjit në filmin ‘Oshëtim në bregdet’ një film i prodhuar më vitin 1966 nën regjinë e Hysen Hakanit.

Më pas rolet e tij u rritën në numër, duke u apasuar njëri pas tjetrit. Midis të tjerash, Ndrenika ka interpretuar ‘Besa’ e Sami Frashërit, ‘Ura’ e Minush Jeros, ‘Prefekti’ i Besim Levonjës, ‘Familja e peshkatarit’ e Sulejman Pitarkës, ‘Bashkë me agimin’ e Kolë Jakovës, ‘Midis dy njerëzve’ e Kiço Blushit, ‘Skënderbeu’ i Lec Shllakut, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ dhe ‘Stinë e mërzitshme në Olimp’ të Ismail Kadaresë, ‘Lumi i vdekur’ i Jakov Xoxës, ‘Fytyra e dytë’ dhe ‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’ të Dritëro Agollit, ‘Shkallët’ dhe ‘Shtëpia me dy porta’ të Ruzhdi Pulahës.

Në vitin 1979 Robert Ndrenika është vlerësuar me titullin ‘Artist i Merituar’ dhe në vitin 1988 me titullin ‘Artist i Popullit’.

Së fundmi, Ndrenika ka dalë në mbrojtje të godinës së teatrit, duke mos pranuar shembjen e saj.