Showbizz


Aktorja e njohur latine: “Shumë shpejt do vizitoj Shqipërinë”

Postuar nga admin

23rd September 2021

Aktorja meksikane Adriana Fonseca, e cila është bërë e njohur për publikun shqiptar me serialet si “Tradhtia”, “Natalia” apo “Zemra të guximshme”, ka deklaruar se ka dëshirë të vizitojë Shqipërinë.

Në një video të publikuar në Instagram, e pyetur nga ndjekësit nëse ajo ka vizituar Evropën dhe do dëshironte të vizitonte Shqipërinë, aktorja shumë e dashur është përgjigjur pozitivisht për vendin tonë.

 

“Po, kam vizituar shumë shtete në Evropë. Në Shqipëri nuk kam qenë, por kam njerëz mjaft të dashur atje. Shpresoj shumë shpejt t’i vizitoj”.

Roli i saj në serialin “Tradhtia”, ishte një nga më të pëlqyerit për shqiptarët dhe korri sukses të madh në kohën kur u transmetua.