Lajme


“Albanian Young Musicians”, Shqipëria prezantohet për herë të parë në koncertin gala europian.

Postuar nga admin

6th April 2018

Konkursi i Muzikantëve të Rinj në Eurovision u zhvillua për herë të parë në vitin 1982 me 6 vende pjesëmarrëse. Gjatë dekadave të fundit, ajo është bërë një nga garat më të rëndësishme të muzikës klasike në nivel ndërkombëtar.

Ky konkurs për muzikantët e rinj dhe të talentuar ka qenë një mjet i rëndësishëm dhe i efektshëm për të nxitur karrierën e muzikantëve premtues dhe të talentuar në Europë, duke i lejuar ata të interpretojnë në audiencën më të gjerë të mundshme. 37 vende të ndryshme të Europës janë përfaqësuar në konkurrim, gjatë 18 edicioneve të festivalit. Edicioni i 19-të i konkursit do të zhvillohet në Edinburg, më 18, 19 dhe 23 gusht 2018 nga ku do të debutojnë 18 shtete pjesëmarrëse.

Festivali Ndërkombëtar i Edinburgut është një festë e pashembullt e arteve interpretuese dhe një pikë takimi vjetor për popujt e të gjitha kombeve. I angazhuar për virtuozitet dhe origjinalitet, ky festival paraqet disa prej interpretuesve dhe ansambleve më të mira nga fusha e vallëzimit, operës, muzikës dhe teatrit.

Radio Televizioni Shqiptar përmes aktivitetit “Albanian Young Musicians”, sjell përzgjedhjen e 14-të muzikantëve shqiptar. Ky aktivitet do të zhvillohet në qershor, në amfiteatrin e liqenit artificial në Tiranë , nga ku 10-të prej konkurrentëve do të prekin finalen e konkursit.