Showbizz


Alessio Alia tregon arsyen e shpërnguljes në Australi

Postuar nga admin

15th September 2021

Alessio Alia është një emër mjaft i njohur për publikun shqiptar. Ai ka ndërtuar një karrierë të suksesshme që nisi me modelingun për t’ju përkushtuar më pas menaxhimit. Alessio tashmë jeton prej shumë vitesh në Australi ku dhe ka krijuar një familje.

Gjatë një interviste për moderatorin Alban Musa, Aliaj rrëfeu detaje nga rrugëtimi i tij si model në Itali dhe deri tek vendimi që mori për t’u larguar në vendin e largët. “Lëviza për dashurinë. Ishte një nga këto vitet që punoja me modën, ishte një vajzë që kisha njohur dhe kështu përfundova atje. Ishte një vendim i mirë dhe pse larg.“, tregoi Alessio.

Ai u ndal gjithashtu dhe tek tre fëmijët e tij dhe martesa me gruan australiane. “Kam dy çuna dhe një gocë. Qaj për ta si kalama. Më ka marrë malli shumë. Është e vështirë të jesh prind, por punën më të madhe e bëjnë nënat. Nuk them që ne jo, por puna e saj nuk krahasohet me timen.”, tha ai.