Showbizz


Almeda Abazi, nënë për herë të dytë

Postuar nga admin

9th June 2021

Almeda Abazi është bërë sërish nënë, por kësaj here e një vogëlusheje. Lajmin e lindjes e konfirmoi bashkëshorti i saj Tolgahan, përmes një postimi në Instastory. Aktori turk ndër të tjera zbuloi dhe emrin e vajzës, të cilën e quajtën Alina.

“Bashkë me ty. Përjetë dhe pa kushte u rrit një dashuri brenda meje. Mirë se erdhe pranë nesh princeshë Alina. Na solle gëzim të gjithëve!”- shkruan Tolga.

Emri “Alina” është emër i krishterë vajzash me disa kuptime. Alina është forma e shkurtuar e emrit Adeline, por kuptimi i saj është një vajzë e lirë, ambicioze dhe shumë e fortë.

Almeda dhe Tolgahan janë gjithashtu prindër të një djali të quajtur Efehan, i cili erdhi në jetë 2 vite më parë.