Showbizz


Almeda Abazi zbulon portretin e plotë familjar

Postuar nga admin

20th July 2021

Dy aktorët Tolgahan Say??man dhe Almeda Abazi, të cilët pak ditë më parë u bënë prindër për herë të dytë me vajzën e tyre, Alina, zbuluan portretin e saj të plotë në një foto të adhurueshme familjare. Duke publikuar foton e parë me vajzën nga dhoma e spitalit, Almeda Abazi shkroi në postimin e saj:

Alina jonë sot mbushi 40 ditë. Mami dhe babi të duan shumë ...”

Nga ana tjetër, edhe aktori Tolgahan Sayisman postoi të njëjtat foto në llogarinë e tij sociale me shkrimin: “Po ju prezantojmë me Alinan, princeshën e zemrave tona. Ajo sot është 40-ditëshe”.

Fotot familjare të çiftit u bënë virale shumë shpejt duke u shpërndarë nga të gjithë fansat e tyre, por edhe ata të vëllait të madh, Efehan, i cili është po aq i ëmbël në këto imazhe të adhurueshme.