Showbizz


Ana Gjebrea publikon këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Postuar nga admin

29th October 2021

Vajza e Ardit Gjebreas, Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021.

Ajo është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH dhe lajmin e ka ndarë para disa ditësh përmes një video të publikuar në Instagram, ku u shpreh shumë e lumtur për këtë rezultat.

Ndërkohë, pasditen e sotme, Anna ka publikuar videoklipin e këngës “Stand by you”, i cili në qendër ka luftën ndaj bullizimit të fëmijëve. Deri më tani, kënga është pritur mjaft mirë nga publiku. Madje, ka nga ata që e kanë cilësuar si fituesen.l.k/abcnews.al