Lajme
Anila Hetoja rikthehet në Shkodër

Postuar nga admin
1st May 2019
Anila Hetoja u rikthye në Shkodër me nje ekspozitë personale që përmbledh punën e saj gati tre vjeçare. Bukuritë e natyrës dhe silueta femërore kan shërbyer si frymëzim për artisten.
Punën 3 vjeçare e ka konkretizuar me një ekspozitë të veçantë pikture, ku 85 punime pas Tiranës, u prezantuan në Galerinë e Arteve Shkodër.
Artistja Anila Hetoja erdhi në qytetin e saj të lindjes për të sjellë bukuritë e natyres dhe siluetën femërore në gjuhën e pikturës.
Një qasje dhe stil ndryshe nga ekspozitat e mëparshme, ku frymëzimin këtë herë e ka marrë nga natyra, në Shqipëri.
Teknikat e përdorura janë të ndryshme, si akriliku, vaji, apo materialet e riciklueshme. Në tablo bien në sy ngjyrat e shumta e të gjalla që përdor artistja.
Qenia femer është e pranishme në pikturat e saj, përkrah natyrës, apo abstraktes.
Stili klasik mbetet i preferuari i saj. Anila Hetoja ka çelur 5 ekspozita personale, ku më e fundit ishte ajo në Gjermani, së bashku me Eda Harapin.