Showbizz


Anxhela Peristeri humbi 22 kilogramë falë kësaj valleje

Postuar nga admin

25th January 2021

Anxhela Peristeri është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Pak kohë më parë, Anxhela tërhoqi vëmendjen pas rënies drastike në peshë, rezultat i cili erdhi pas një diete strikte që ndoqi. Së fundmi, lidhur me këtë Peristeri ka folur me kolegen Jonida Maliqi.

E pyetur nga kjo e fundit për kilet e humbura, Anxhela tha se kishte qenë mbipeshë por kishte qenë dëshira e saj për të ndryshuar. Ndër të tjera, Anxhela rrëfeu se vendosi të niste dietën menjëherë pas një videoje që pa duke kërcyer vallen e pinguinit.

Ka qenë një udhëtim që kam bërë jashtë shtetit me shoqërinë time dhe po kërcenim vallen e pinguinëve dhe e filmuan e bënë video. Kur shikoja veten time tek vallja si një pinguin i vërtetë thashë nuk mund të jem kështu dhe e vendosa.

Dhe sa jam kthyer në Janar kam hyrë direkt në dietë. Dy muajt e parë ishte e vështirë sepse je mësuar me tjetër lloj regjimi por mendoj se çdo njeri kur ka një synim në jetë e bën. Për 6 muaj kam humbur kilet e para dhe pastaj brenda vitit kisha shkuar aty ku doja.”, u shpreh këngëtarja.