Showbizz


Anxhela Peristeri nominohet për çmimin e rëndësishëm në Eurovision

Postuar nga admin

29th December 2021

Anxhela Peristeri është nominuar si një nga pesë vokalet më të mira të Eurovision 2021.

Faqja zyrtare në Instagram e Eurovision ka shpallur pesë artistë si pesë vokalet më të mirë të edicionit të fundit. Anxhela renditet së bashku me Gjon’s Tears, këngëtarin shqiptar që përfaqësoi Zvicrën, Destiny (Malta), Eden Alene (Izrael) dhe The Black Mamba (Portugali).

Eurovision njofton se artisti/ja fitues/e do të shpallet përmes komenteve në postim.

Anxhela Peristeri përfaqësoi vendin në Eurovision në Rotterdam me këngën “Karma”, me tekst të Olti Currit dhe kompozim të Kledi Bahitit. “Karma” u kualifikua në finale dhe u rendit në vendin e 21.