Showbizz


Arbnora Ademaj merr çmimin “Aktorja më e mirë e huaj” në festivalin prestigjioz në Turqi

Postuar nga admin

22nd September 2021

Ish Miss Kosova Arbnora Ademaj, ka kohë që është zhvendosur në Turqi, ku ka filluar karrierën e saj si aktore.

Ajo është pjesë e serialit të njohur turk “Kirik Hayatlar” (Jeta e thyer).

E për këtë sukses të saj Arbnora është shpërblyer me një çmim mjaft të veçantë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ajo është shpërblyer me çmimin “Aktorja e huaj më e mirë e vitit në Turqi” në edicionin e 8 të Festivalit prestigjioz “Mood Awards.

“Jam shumë e nderuar të marr çmimin ‘Aktorja më e mirë e vitit e huaja’, në një festival kaq prestigjioz në mesin e shumë artistëve të njohur në Turqi”, ka shkruar Ademaj pas pranimit të çmimit.