Showbizz


Argjentina Ramosaj këngë për partnerin?

Postuar nga admin

28th March 2018

Duket se këngëtarja Argjentina Ramosaj ka vendosur të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor.

Vetëm pak ditë pasi solli projektin muzikor ‘Bad Boy’ në bashkëpunim me Vig Poppan, ajo ka vendosur të vijë me një këngë solo.

“A ma jep” është hiti i ri nga Argjentina.

Ajo zgjodhi një këngë ritmike, teksti i së cilës flet për dashurinë ndaj një djali. Nuk dihet nëse është dedikim për një person të rëndësishëm në jetën e saj.

Ndërkohë Argjentina ka vendosur që në këtë projekt të sjellë ngjyrat verore me veshjet dhe pamjet e saj.