Showbizz


Arilena Ara dhe 30 balerinë rusë, gati të përformojnë kuq e zi në festivalin e Minskut.

Postuar nga admin

9th April 2018

Suksesi i saj është i përmasave ndërkombëtare! Tashmë, nuk ka asnjë pikë dyshimi. Emri i këngëtares shqiptare përflitet në të gjitha rrjetet artistike dhe muzikore përtej Shqipërisë. Sepse suksesi për Arilena Arën është garanci.

Performanca e radhës e saj, do të jetë në festivalin e Minskut. Ne të Class disponojmë një video ekskluzive që dëshmon disa nga momentet para pregatitore gjatë provave përpara daljes finale në skenë të këngëtares shqiptare. Arilena do të shoqërohet nga një trupë baleti, e cila përbëhet nga 30 balerinë profesionistë, rusë, ukrainas dhe bjellorusë. Të gjithë do të jenë të veshur kuq e zi dhe me shumë gjasë që një moment i tillë kur ndodh në një skenë botërore, i tejkalon kufijtë e krenarisë.

Festivali i Minskut, është një skenë e njohur që fton çdo vit këngëtarë hit për të performuar këngët e tyre më të suksesshme. Këngëtarja jonë do të performojë për afro 20 minuta, hitet më të dashura për publikun, si “Nëntori”, “Silver & Gold”, “Last train to Paris”, etj.