Lajme


ARRSH apel për shoferët: Policia nuk do ju lejojë të udhëtoni pa goma dimri dhe zinxhirë

Postuar nga admin

30th November 2021

Nisur nga parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim, të cilat do jenë me reshje shiu dhe dëbore Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ky apel bëhet për të gjithë përdoruesit në akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, në të kundër nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore.

“Kujdes, respektoni sinjalistikën rrugore reduktoni shpejtësinë, ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugore” apelon ARRSH.