Lajme


Artistët: Të premten uzurpojmë teatrin. Ndrenika: Të nisim “luftën”!

Postuar nga admin

13th June 2018

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit por dhe aktorë të njohur ishin sot në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik për të thënë fjalën kundër pr/ligjit për marrëveshjen e qeverisë me firmën ndërtuese në zonën e teatrit.

Aktorët thonë se pr/ligji synon shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Përfaqësues i kësaj aleanca lexoi dhe një letër të hapur drejtuar presidentit Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit dhe krerëve të grupeve parlamentare.

Por në këtë komision nuk ishin të pranishëm deputetët e maxhorancës.

Artistët kërkojnë që Kuvendi të mos pranojë ligjin në Parlament në mënyrë që Ministria e Kulturës dhe Institucionet e tjera përgjegjëse të nisin punën për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në interes të të gjithë grupeve të interesit dhe të interesit publik në tërësi.

Ata paralajmërojnë se nëse deri ditën e premte nuk kanë një reagim mbi këto kërkesa atëherë trupa teatrore, artistët, aktivistët, dhe qyettarë të lirë legjtiimohen të uzurpojnë Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimenta si të vetmen formë që zëri i tyre të dëgjohet.

“Me këtë hap ne e ndjejmë veten të tradhëtuar nga institucioni i Ministrisë së Kulturës dhe nuk mund të futemi në asnjë dialog për një pr/ligj që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental” shkruhet në letrën e hapur.

Ndërkohë aktori i njohur Robert Ndrenika u tregua më i ashpër. I indinjuar nga bojkoti i deputetëve të maxhorancës, Ndrenika tha se është koha për të nisur luftën për të mbrojtur teatrin.

Robert Ndrenika: “Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjonit. Personalisht do të doja të ishte dhe pala e deputetëve të PS-së. Mospjesëmarrja e tyre tregon se duhet të nisë lufta. Unë erdha me mëndjen që të flisja dhe të arsyetonin  me ta. Ata nuk vijnë fare. Nuk di ç’të të them. Di tu them, PPP në këtë rast me teatrin kombëtar dhe tokën është shqeto vjedhje e grabitje, për këtë jo unë vetëm, por ta analizojnë të tërë: Një përparësi që i jepet një firme. S’na dëgjon kush, s’na përfill kush, na braktisin. “