Uncategorized
Artisti kosovar krijon portretin e Angela Merkel me fara dhe drithëra

Postuar nga admin
28th September 2021
Artisti kosovar Alkent Pozhegu po punon në formë mozaiku portretin e kancelares gjermane në largim Angela Merkel, duke përdorur fara dhe drithëra.
Me anë të këtij punimi, artisti dëshiron të shprehë mirënjohjen për kancelaren, pasi, ” është një shembull për të gjitha gratë e botës”, si edhe për mbështetjen që ajo i ka dhënë Kosovës, ku në vitin 2008 e njohu si shtet të pavarur.
Alkent Pozhegu po punonte me këtë mozaik në një kohë kur gjermanët po votonin në zgjedhjet e përgjithshme për pasardhësin e Merkel, e cila e ka udhëhequr vendin e saj për 16 vjet.
Në janar, Alkent Pozhegu Alkent krijoi edhe portretin e presidentit amerikan Joe Biden. Ai mban dy rekorde Guinness për mozaikët e tij gjigantë, të bërë prej farash dhe drithërash.