Uncategorized


“Ata Sy”, projekti i ri muzikor nga Andos Sinani. Super klip!

Postuar nga admin

26th April 2018

Andos Sinani, një ndër artistët më të talentuar të muzikës shqiptare, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, për të cilin shprehet se është projekti më i sinqertë që ai ka bërë deri tani. “Në këtë këngë kam prekur faktin se jeta na trishton, na lëndon, na forcon, na harron dhe na largon ndonjëherë nga njerëzit që nuk duam të largohemi por për arsye racionale dhe të ndryshme, thjesht duhet të jemi aty ku jemi”, shton Andos për tekstin e kësaj kënge, të cilin e ka punuar me shumë kujdes. Të cilësuar si videoklipin më të bukur të karrierës së tij muzikore, Andos tregon që klipin ia ka besuar totalisht Ajola Xoxës, të cilën e falenderon pafund. Sa i përket konceptit të videos, ai kubi imagjinar nënkupton një hapësirë të sigurt për çifin në video. Ajo hapësirë në të cilën janë dashuruar, kanë patur kriza por gjithçka ka ndodhur brenda kësaj hapësire, larg nga të gjithë.