Showbizz


Aurela Gaçe dhe Aleksandër Gjoka po sjellin një bashkëpunim

Postuar nga admin

19th November 2021

Aurela Gaçe dhe Aleksandër Gjoka po sjellin një duet. Lajmin e kanë bërë me dije vetë këngëtarët përmes postimeve në rrjete sociale. Gjoka ka ndarë një foto me Aurelën ku ka shkruar: “Momente pune me kolegen dhe miken time në studion e producentit dhe mikut tonë të përbashkët për këngën e re…dmth unë Gent Gent Myftaraj dhe e madhja Aurela Gaçe.”

 

Aurela ka rishpërndarë postimin e tij duke shkruar: “Thjeshtë legjendë, Alexandër Gjoka”. Aurela po punon për albumin e ri, për emrin e të cilit ka kërkuar ndihmën e fansave. Kënga e saj më e fundit, e publikuar tre javë më parë, mban titullin “Djali im i keq” është pjesë e albumit. Pak kohë më parë, ajo solli dhe një duet me Stinen, ku pjesë ishte dhe Dr.Flori, të cilin e “rikthyen” edhe njëherë përmes muzikës.